Vazhdon promovimi i Beratit: Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber bën Rafting në Kanionet e Osumit

by admin

Ambasadorja e Zvicrës Znj Ruth Huber sot së bashku me familjarë dhe miq ishte pjesë e skuadrës së Albania Rafting Group duke eksploruar për herë të parë Kanionet e Osumit .

Gjatë rafting prej 12 km në kanionet e Osumit ajo magjepset nga madhështia e tij ,ujëvarat e shumta dhe shpatet e gjelbëruara. Ambasadorja Ruth Huber u shpreh: ”Kanionet e Osumit janë shumë unike dhe ujvarat mbreslënëse.Nuk e imagjinoja të ishte kaq i bukur dhe të kishte një ekosistem kaq të pasur. Unë do ta promovoj fort rafting në kanionet e Osumit dhe shumë miq dhe kolegë do të vijnë për ti eksploruar pasi kjo experiencë nuk duhet humbur. Stafi juaj dhe organizimi ishin shumë professional”

 

Travel magazine ruth huber arg

“Zvicra është një kontributore e rëndësishme në Shqipëri në projekte që lidhen me rritjen e punësimin të të rinjve,zhvillimin e qëndrueshëm rural ,zhvillimin e sipërmarjeve ,demokracinë dhe decentralizimin në qeverisjen vendore” Projekti i Ambasadës Zviceriane “Risi Albania “ ka mbështetur Federatën Shqiptare të Rafting e cila me projektin e saj “Albanian Adventure Resort” ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore.

 

340123740 232040819309166 5531853515599134719 n

Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës. Albanian Adventure Resort është një ndërmarrje inovative e turizmit të aventurës, miqësore me mjedisin që synon të nxisë ekonominë vendase përmes turizmit dhe dashurisë për natyrën.Ai gjithashtu synon të ofrojë një parajsë të bukur për të gjithë entuziastët e udhëtimeve të aventurës.

340460220 1326717944852848 7577788624835965930 n

AAR do të shërbejë si qendër shumësportive që do të ofrojë aktivitete dhe programe edukimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Misioni i AAR-së është “Të transformojmë jetët duke festuar më të mirat e Shqipërisë”. Gjithashtu Ambasada Zviceriane nëpërmjet “Lëviz Albania“ kanë kontribuar në avokatinë dhe Mbrojtjen e Kanioneve të Osumit si Monument i Natyrës

 

339926929 1416813129156529 1360813513063824947 n

340116526 1018487502869219 1198541135132397888 n

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.